Gjykata e Posaçme dënon Fatos Lulo për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë. Ai u dënua me 9 muaj burg, por iu konvertua në 80 orë punë në shërbim të publikut.
Për llojin e punës dhe ditët do të ngarkohet shërbimi i provës sipas sugjerimeve që jep SPAK.
Ish-gjyqtari ka deklaruar se dyqanin në Rrugën e Durrësit në Tiranë, me vlerë 120 mijë euro, ia ka bërë dhuratë motra. Kjo e fundit, sipas tij, i ka dhuruar edhe 100 mijë euro, ndërsa ka marrë hua edhe 480 mijë euro. Por, komisionet e Vetingut kanë konstatuar se motra e Fatos Lulos nuk ka pasur të ardhura të ligjshme financiare për të blerë dhe më pas dhuruar dyqanin me vlerë 120 mijë euro.