Është ndërprerë seanca gjyqësore për Safet Gjicin, i cili ka kërkuar lirimin nga qelia.
Gjyqtarja Suela Lika ka marrë vendimin për shkak të pasaktësive në dokumentacion, pasi Safet Gjici rezulton se vuan dënimin në një burg tjetër, në një kohë kur ai ndodhet në IEPV Kosovë e Madhe Lushnjë.
Vetë ish-kryebashkiaku i Kukësit nuk ka marrë pjesë në seancë, pasi prej 2 javësh ndodhet i shtruar në spitalin e burgut, por është përfaqësuar nga avokati i tij, Markeljan Jance.
“I kemi kërkuar ekspertëve të shqyrtojnë të gjithë dokumentacionin e paraqitur prej mbrojtjes për arsyet pse duhet zëvendësuar masa e vuajtjes së dënimit nga burg në IEVP Kosovë e Madhe në masën e vuajtjes burg në shtëpi”, tha ai.