Dhunë ndaj grave e vajzës së mitur, 3 të arrestuar në Tiranë

Tre persona kanë rënë në pranga pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve. Të tre rastet kanë ndodhur në Tiranë, ndërkohë që njëri prej tyre ka dhunuar edhe vajzën e mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin J. T., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. D., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit: E. H., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia e Tiranës.