Skip to content
Kronikë

Fier, vret veten në banesë i moshuari

· 1 min lexim

Një 75-vjeçar ka vrarë veten me armë gjahu mëngjesin e sotëm në Fier. Viktima është identifikuar si Agim Metaj. Referuar burimeve policore, raportohet se i moshuari ndodhej në banesë në lagjen “ Qenas” kur ndërmori hapin fatal. Ende nuk dihen shkaqet që e kanë detyruar të moshuarin të kryejë vetëvrasje.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, është gjetur nga familjarët, në banesë, pa shenja jete, dyshohet i vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi A. M., 75 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethave të rastit.