Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një takim me kandidatin e Partisë Republikanë për president të SHBA-ve në zgjedhjet e nëntorit, Donald Trump.
Këlliçi ndodhet prej disa ditësh në SHBA ku po zhvillon takime me komunitetin shqiptar atje dhe krahas kësaj ka patur takime edhe me faktorë të rëndësishëm të Partisë Republikane si senatorë e kongresmenë dhe së fundi ka zhvilluar një takim edhe me ish-presidentin e njëkohësisht kandidatin republikan për zgjedhjet e muajit të ardhshëm Donald Trump.
Por pse Belind Këlliçi nuk ka folur për ishullin e Sazanit në takimin e tyre?
Ishulli i Sazanit, pjesë e Parkut Kombëtar Sazan Karaburun, i vetmi park tokësor dhe detar në Shqipëri, një mrekulli e gjallë e natyrës Shqiptare dhe shtëpia e 36 specieve detare me rëndësi ndërkombëtare pritet t’i dhurohet dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner. Projekti është që aty të ndërtohen resorte turistike.
Deri më tani për këtë projekt kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur fuqishëm këtë investim duke shpalosur në publik sikur ky investim do tëa bëjë Shqipërinë destinancion primar për botën. Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama u shpreh:
“Këto ditë, Jared Kushner, një sipërmarrës i madh amerikan dhe dhëndri i ish-Presidentit Trump, shpalli publikisht ambicien për të realizuar dy investime të mëdha turistike në Shqipëri.”
Po kjo nuk është një projekt normal investimi, kjo sepse si çdo projekt duhet të niste hartimi i një studimi i cili do të zbulonte potencialet e ndikimit në ekonomi nga zhvillimi i Sazanit dhe Zvërnecit. Kjo punë shkencore do të nxirrte raportet se sa para do të përfitonte ekonomia e ndarë sipas buxhetit të shtetit dhe në formë direkte te qytetarët. Nëse do të kishte leverdi, atëherë do të hapte garën për të parë mos ka ndonjë investitor që jep diçka më shumë se skenari bazë i studimit për pjesën që i ndahet shtetit ose publikes.
Kjo procedurë jo vetëm që nuk ka ndodhur, por shohim se është ndjekur një rrugë tërësisht sekrete për të ndryshuar Ligjin për Zonat e Mbrojtura, shtyrë me 1 vit Ligjin për Investimet Strategjike e mbase dhe nxjerrjen e Sazanit nga Plani i Përhapjes së ushtrisë për të miratuar kërkesën e Kushner. Dhjetra institucione që duhet të kërkonin llogari për procedurën me në krye Kuvendin dhe Presidentin thjesht po shihen teksa ‘noterizojnë’ kërkesat e udhëheqësit.
Po ndërkohë që asgjë nga këto nuk është bërë, ky projekt investimi ngre shumë pikëpyetje për afera korruptive, dhe e habia më e madhe qëndron edhe tek fakti se opozita nuk e ngren si çështje në publik e në takimet ndërkombëtare, sidomos duke pasur një takim të drejtpërdrejt me një ndër aktorët e përfshirë në këtë investim, nuk flitet asgjë për të, por bëhet thjesht një foto me një buzëqeshje.