Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në lagjen nr. 16 në Korçë. Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor drejtuesi i të cilit ka mbetur i lënduar.
Raportohet se i dëmtuari është dërguar në spitalin rajonal të Korçës dhe sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia është duke sqaruar rrethanat e aksidentit.