Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në zonën e Omonias, në qendër të Athinës.
Një shqiptar ka mbetur i plagosur dhe aktualisht ndodhet në spital – jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Kreta dhe Acominato, raporton prothotema.gr.
Në vendngjarje oficerët e policisë kanë gjetur shtatë gëzhoja.
Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.