Përmbytjet e mëdha që kanë kapluar Europën kanë sjellë që të përmbytet dhe ndërtesa historike e Parlamentit në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest. Në pamjet e shpërndara në mediat sociale, shihet se lumi Danub që kalon nëpër Budapest ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur hyrjen e ndërtesës historike të Parlamentit hungarez.Shkalla e prurjes së lumit Danub i cili ka vërshuar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, pritet të arrijë nesër në nivelin më të lartë. Lumi Danub ka vërshuar si pasojë e reshjeve intensive që janë efektive edhe në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë. Ndërsa në përmbytjen që ndodhi si pasojë e vërshimit të lumit Nysa Klodzka në jug të Polonisë, forcat e sigurisë kanë evakuuar qytetarët në qytezën Lewin Brzeski.Përpjekjet e kërkim-shpëtimit dhe evakuimit vazhdojnë në Austri dhe Çeki, ku përmbytjet janë efektive.Numri i viktimave nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Rumani, Çeki, Poloni, Austri, Hungari, Sllovaki dhe Itali është rritur në 23.
Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen
Një sipërmarrës italian 54 vjeç, Massimo Ferro, ka ndërruar jetë në muajin dhjetor në Tiranë, pas një ndërhyrjeje për ngushtimin...








