Këtë të mërkurë u zhvilluan ndeshjet e radhës në formatin e ri të Champions League. Në Angli, u mbyll në barazim pa gola dueli mes Interit të Simone Inzaghit dhe Mançester Sitit të Pep Guardiolës. Zikaltrit zhvilluan një ndeshje të kënaqshme, duke iu kundërpërgjigjur mjaft mirë një skuadre me shumë cilësi si “qytetarët”. Interi arriti të shënjestronte 3 herë kuadratin ndërsa Siti plot 5 herë. Në duelin e radhës, zikaltrit do të presin Crvena Zvezdën, ndërsa Siti luan ndaj Slovan Bratislavës. Në takimet e tjera të mbrëmjes, Dortmund fitoi 0-3 ndaj Clubbe Brugge, falë dy golave të talentit anglez Gittens dhe penalltisë së Zhurasi. PSG kaloi 1-0 pengesën Girona. Goli i vetëm i takimit të mbajtur në Paris u realizua nga Mendes. Në sfidën tjetër, Celitc fitoi me rezultatin e thellë 5-1 me debutuesit e Slovan Bratislava.
Rregjistrohen dy lëkundje tërmeti të njëpasnjëshme në Shqipëri
Pak minuta më parë janë regjistruar dy lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti në Shqipëri. Sipas të dhënave nga EMSC, epiqendra ka...