No Result
View All Result
Social icon element need JNews Essential plugin to be activated.
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
No Result
View All Result
Gazeta Reforma

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtarit Julian Haxhiu

22:10 18/09/2024
Reading Time: 2 mins read

Komisioneri Publik, Irena Nino ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) vendimin e KPK-së për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Julian Haxhiu, ku kërkon shkarkimin e tij nga detyra.

Gjyqtari Julian Haxhiu u konfirmua më 7 Qershor në detyrë më shumicë votash të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK). Trupa u nda në vlerësimin përfundimtar për shkak të problemeve me pasurinë, ku kryesuesja Alma Faskaj dhe relatorja Pamela Qirko i gjetën bindëse shpjegimet e subjektit, ndërsa anëtarja Xhensila Pine në pakicë çmoi se Haxhiu gjendet në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia, për arsye të veprimeve fiktive të kryera për kredinë e butë.

Vendimi i KPK-së për të konfirmuar Haxhiun është gjetur i padrejtë edhe nga Komisionerja Publike Nino.

Në ankimin për këtë çështje Nino kërkon shkarkimin e Haxhiut.

“Ndryshimin e vendimit nr. 773, datë 7.6.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Juljan Haxhiu”, thuhet në ankimim.

Në argumentet e paraqitura nga Nino, vë në dukje se Haxhiu dukej që kishte përfituar kredinë e butë edhe pse nuk i përmbushte kushtet për përfitimin e saj.

“Transaksionet e sipërcituara të kryera nga subjekti, në vitin 2013, konfirmojnë jo vetëm faktin e posedimit të pandërprerë të kësaj pasurie nga ana e subjektit të rivlerësimit që nga viti 2007, por dhe fiktivitetin e veprimeve ligjore të kryera mes palëve, pasi ato rezultojnë se janë kryer vetëm për t’iu paraqitur bankës në funksion të përfitimit të kredisë me kushte lehtësuese”, thuhet në ankimin e Ninos.

Komisioneri Publik argumenton se veprimet e kryera nga subjekti i rivlerësimit, në funksion të përfitimit të kredisë me kushte lehtësuese, për qëllim përfitimin financiar, janë në kontradiktë me sjelljen që pritet nga një gjyqtar.

Po ashtu Komisioneri Publik  gjen problematike mosdeklarimin e një sipërfaqeje toke nga ana e Haxhiut.

Juljan Haxhiu përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Mirditës. Ai u transferua në Gjykatën e Lezhës në vitin 2008 dhe prej 2011-ës e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës.

Tags: gjyqtarikomisioneri publikKPKshkarkimi
Next Post

Warning: Undefined array key "jnews-75x75" in /var/www/gazetareforma.com/wp-content/themes/gazetareforma/class/Image/Image.php on line 93

Warning: Trying to access array offset on null in /var/www/gazetareforma.com/wp-content/themes/gazetareforma/class/Image/ImageLazyLoad.php on line 100
Mbërrijnë në Prishtinë trupat britanikë për misionin e NATO-s

Mbërrijnë në Prishtinë trupat britanikë për misionin e NATO-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You're not logged into Tiktok, please login here
Social icon element need JNews Essential plugin to be activated.

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.