Policia e Dibrës ka vënë në pranga autorin e një aksidenti të ndodhur ditën e sotme, rreth orës 18: 00, pasi përplasi një të mitur. Drejtuesi i automjetit u largua nga vendi i aksidentit është identifikuar dhe kapur nga policia. Ngjarja ndodhi në lagjen Kamen, në Dibër, ku pas goditi fëmijën e mitur, shoferi u largua nga vendi i aksidentit. Pas një serie veprimesh intensive hetimore dhe procedurale, shërbimet e Policisë së Shtetit arritën të identifikojnë dhe ndalojnë drejtuesin e automjetit, shtetasin A.K., i cili është 16 vjeç. Ai është shoqëruar në Komisariat për hetime të mëtejshme.
Grupi hetimor është ende në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.