Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 19:30, në aksin dytësor “Ravonik-Qatrom”, në vendin e quajtur ura e fshatit Polenë, në Korçë. Një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin Sokol Çita, 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin me iniciale Bujar Rika, 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa ka bërë të mundur edhe shoqërimin e drejtuesit të automojtetit për në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit, që i mori jetën 60-vjeçarit