Përgjatë interpelancës së sotme Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazmend Bardhi akuzoi kryeministrin Rama për emërimet që bën krimi dhe bandat në Shkodër në institucionet zyrtare. Konkretisht për drejtorin e ri të Policisë Edmond Sulaj duke ju referuar përgjimeve të SKY ECC. Bardhi gjatë fjalës së tij u shpreh se drejtorin e Policisë së Shkodrës e kanë emëruar bandat e krimit, kjo sepse Edmond Sulaj ishte i besuari i tyre në Shkodër. Kreu i Grupit Parlamentar të PD nxorri disa biseda nga aplikacioni SKY ECC ku kërkohet qartë Edmond Sulaj si drejtues i policisë.
Pjesë nga bisedat:
“Kodi Pin i SKY ECC, DGL XM J: O vëlla, ka llafe për atë ministrin tënd të Brendshëm…
Përgjiget kodi SKY:… Po, po kam frikë se s’e bën.
…..Mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla.”
Kujtojmë që Edmond Sulaj është drejtori aktual i policisë Shkodër, i cili u emërua me datë 12 Tetor 2023, nga Zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë Drejtues i Lartë Sokol Bizhga. Përgjatë detyrës së tij si drejtues i policisë, Sulaj është përfolur edhe për lidhjet e tij familjare me bandat e krimit në Shkodër. Ndërkohë që me datë 18 Dhjetor të 2023, Edmond Sulaj ka kaluar vettingun duke u rikthyer përsëri në detyrë. Edmond Sulajt iu kontrollua pasuria, aftësia dhe pastërtia e figurës. Trupa e Vlerësimit në Vetting ishin: Arben Sefaj, kryesues, Denisa Sina, relatorë dhe Suela Bulku, anëtare.
Ndërkohë kryeministri Rama nuk tha asnjë shpjegim në lidhje me këto akuza të ngritura nga Kreu i Grupit Parlamentar Gazmend Bardhi.