Përkeqësohet situata në Kallmet të Lezhës, zjarri përhapet drejt zonave të banuara

Përkeqësohet sërish situata e zjarrit në Kallmet të Lezhës. Flakët janë përhapur edhe më shumë në disa drejtime duke ju afruar zonës së banuar.
Krahas ndërhyrjes nga toka në zonë ka mbërritur sërish edhe helikopteri Cougar i cili po punon për shuarjen e flakëve. Era dhe dendësia e pyjeve në mal, po ndikon në përhapjen e flakëve. Temperaturat e larta kanë sjellë shtimin e vatrave të zjarrit kryesisht në terrenet pyjore.