Personi që shihni në foto është shtetasi amerikan Mattheë Janes Wertz, i cili mbrëmjen e djeshme kreu një krim makabër duke varur me litar gruan e tij, vrarë me shkop bejsbolli dy qentë e familjes, dhe më pas i dha fund jetës.
Ai punonte si mësues në shkollën private ‘Albanian College Tirana’, drejtuesi i të cilës kishte dhënë alarmin në polici, për shkak se shtetasi amerikan nuk ishte paraqitur në punë, si dhe nuk i përgjigjej telefonatave të stafit.
Policia njofton zyrtarisht se në një nga dhomat e banesës të marrë me qira, e cila ishte e mbyllur u gjet e vrarë, paraprakisht e mbytur me litar shtetasja Indonezjane Saragih Indah Lilis Sartika, e datëlindjes 11.03.1976. Po kështu po në këtë ambient janë gjetur të vrarë dy kafshë shtëpiake (qen), të cilët dyshohet se janë goditur me mjet të fortë (shkop bejzbolli).
Autori i dyshuar Mattheë Janes Wertz, ishte i punësuar si mësues në një shkollë private në qytetin e Tiranës, ndërsa shtetësja Saragih Indah Lilis Sartika ishte e pa punë.
Policia ka sekuestruar provat në banesën me qira që çifti kishte marrë si dhe dorëshkrime të autorit.
Sendet e sekuestruara:
– litarët e gjendur në trupin e dy kufomave;
– një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarrë autori;
– dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Mattheë Janes Ëertz;
– dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Mattheë Janes Ëertz të sekuestruara në shkollën private ku ai jepte mësim;
– një telefon celular;
– katër kompjutera laptop;
– një shkop bejzbolli;
– një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja;
– një automjet tip Mercedes A Class, me targë AA 510 YP në pronësi të shtetasit Mattheë Janes Ëertz.
Para se të kryente vetëvrasje burri ka shkruar një letër drejtuar të atit ku i rrëfen krimin.
“Baba më fal, nuk ja dal dot. Më fal për çfarë bëra ishte më e fortë se unë. Më fal për çfarë bëra…”-shkruhet në letër. Ndërkohë trupat e viktimave pritet që t’i nënshtrohet autopsisë gjatë ditës së sotme, për shkaqet e vdekjes.