Një vrasje ka tronditur mbrëmjen e djeshme Kosovën, ku viktimë ka mbetur 89-vjeçari, Sadri Sadriu, ndërsa autori është efektivi i Policisë, Festim Ramadani. Krimi ndodhi gjatë një dasme në fshatin Bibaj në Ferizaj, ku polici qëlloi për vdekje me armë bashkëshortin e tezes së tij.
Mediat në Kosovë raportojnë se shkaku i vrasjes së të moshuarit, ishte abuzimi me dy motrat e autorit, kur ato ishin vetëm 10 vjeç.
Teksa hetimet për krimin vijojnë, dyshohet se viktima është xhaxhai i bashkëshortit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Lidhja e viktimës me familjen e Presidentes, ka ngritur dyshimet se ngjarja e ndodhur asakohe nuk është dënuar dhe është fshehur.
Në një reagim të saj, Vjosa Osmani ka mohuar lidhjet dhe sipas saj, ajo dhe bashkëshorti i saj nuk kanë asnjë njohuri e asnjë lidhje me rrethanat që çuan në vrasjen e mbrëmshme.