Reperi Rigels Rajku i njohur me emrin artistik Noizy është liruar nga burgu me garanci pasurore prej 5 milionë lekësh të reja. Ai do të ekstradohej në Kosovë pas një sherri në një lokal në Pejë. 2 ditë pasi u shpall në kërkim nga Policia e Kosovës Noizy u arrestua në Lezhë bashkë me DJ e tij.
Ai akuzohet se së bashku me 7 persona të tjerë, dhunoi brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në “TikTok” si Medi, brenda një klubi nate në Pejë. Në vend ta ekstradonin, Gjykata e Durrësit e ka shpërfillur kërkesën e Ministrisë së Kosovës dhe e ka liruar Noizyn për 5 milionë lekë të reja.