Një 23-vjeçar shqiptar në SHBA akuzohet se ka tentuar të rrëmbejë dy vajza të mitura në kohë të ndryshme. Nëse ai shpallet fajtor ai rrezikon burgim të përjetshëm.
Sipas medieve të huaja, 23-vjeçari, Endi Bala, ka tentuar që të rrëmbejë një vajze 7-vjeçare në Sterling Heights dhe një tjetër, të moshës 15 vjeçe në Clinton Township, Michigan.
Bala u arrestua nga Policia e Sterling Heights të martën pasi dyshohet se iu afrua një vajze 7-vjeçare në Parkun e lumit Clinton North, e tërhoqi nga biçikleta dhe tentoi ta fusë në makinën e tij, sipas Zyrës së Prokurorit të Qarkut Macomb.
Rreth një orë para arrestimit, një tjetër denoncim kishte mbërritur në polici, se një djalë kishte tentuar të rrëmbente një 15-vjeçare, tha në një deklaratë për shtyp Departamenti i Policisë së Toënship Clinton. Vajza po ecte në rrugën Clinton River Road.
Ai dyshohet se ka kapur kokën dhe qafën e vajzës dhe ka tentuar ta fusë në makinën e tij, sipas prokurorëve. Ishte tezja e vajzës 7-vjeçare që së bashku me ndihmën e qytetarëve shpëtoi mbesën e saj nga Bala. Ndërsa gjyshja e vajzës tha se kjo ishte e tmerrshme dhe nuk e kupton se përse ai tentoi të bëjë diçka të tillë.
“Ajo është 7 vjeçe dhe nuk do donte kurrë të përjetonte sërish atë që ndodhi të martën. Ajo është e frikësuar, pasi mendon se në çdo moment dikush do ta rrëmbejë siç tentuan të bëjnë të martën. Kjo është një ngjarje zemërthyese, por ajo është një vogëlueshe e fort. Nuk e di se çfarë ka pasur në mëndje të bëj me mbesën time, por kjo është e tmerrshme. uroj që ai mos ta shohi më kurrë dritën e diellit!”, tha gjyshja e vajzës.
Prokurori i çështjes, Mark Laws, kërkoi një garanci prej 5 milionë dollarësh, por avokati i Balës tha se kjo do të ishte e tepërt dhe e papërballueshme pasi ai tashmë kishte një dertyrim prej 2 milionë dollarësh në Clinton Township.