Një konflikt pronësie mes dy vëllezërve ka përshkallëzuar në një mesazh kërcënues, duke sjellë ndërhyrjen e Policisë së Pogradecit. H.Ç., është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi dyshohet se i ka dërguar vëllait të tij një mesazh kërcënues, duke i lënë disa fishek në derën e shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje për motive pronësie, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të konfliktit.
Njoftimi i Policisë:
“Komisariati i Policisë së Pogradecit referoi materialet në Zyrën, ku filloi procedimi penal për shtetasin H. Ç., pasi dyshohet se për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka kanosur vëllanë e tij, duke i mbajtur një fishek luftarak te dera e apartamenteve.”