GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë arrest me burg për Plarent Dervishajn dhe Julian Meçajn. Në seancën ku ishte i pranishëm si përfaqësues i SPAK drejtuesi Altin Dumani, nuk është bërë me dije mënyra se si dy të shumëkërkuar iu dorëzuan autoriteteve shqiptare, ndërsa më herët avokatët kërkuan kohë të njihen me aktet.
Dervishaj dhe Mecaj kanë çuditur jo pak kur janë shprehur para gjyqtares Rudina Palloj se kanë ardhur vetë për tu përballur me drejtësinë dhe kanë kërkuar masa më të buta sigurie pasi sipas tyre nuk kanë rrezik ikje.
Masat e sigurisë sot janë dhënë vetëm për dosjen e atentati ndaj porkurorit Arjan Ndoj ku humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Aleksandër Jaho i njohur si Rrumi i Shijakut. (lexo këtu)
Për çfarë akuzohen Derishaj dhe Meçe?
Plarent Dervishaj u shpall në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për shkak se dyshohet si organizator i atentatit ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj në vitin 2019, në afërsi të Durrësit. Ndaj tij GJKKO, ka caktuar masën “arrest në burg” për veprat penale “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerjen e veprave penale organizata kriminale”.
Nga ana tjetër më datë 26 shkurt 2005, në Durrës, Plaurent Dervishaj, në bashkëpunim me 3 persona të tjerë dyshohet se kanë vrarë shtetasin Klodian Saliu me armë zjarri. Ndërkohë sipas Policisë së shtetit, më datë 27 shkurt 2005, Plaurent Dervishaj, në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se kanë vrarë Vajdin Lamajn dhe Artan Arsi, me eksploziv.
Për sa i përket Julian Meçajt, Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grupi organizata kriminale”.
Më datë 01 nëntor, 2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, është gjuajtur disa herë me armë ndaj automjetit të drejtuar nga Andi Maloku (i cili humbi jetën), ku pasagjer ishin edhe ish prokurori Arjan Ndoj, dhe Alekasander Laho. Nga hetimet, Julian Meçaj është identifikuar si një nga autorët, duke e kryer këtë krim në bashkëpunim me shtetas të tjerë.