Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skema e mashtrimit me kreditë pranë “Fondit Besa”, Prokuroria mbyll hetimet

10:42 27/07/2024
Reading Time: 3 min lexim

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për skemën e mashtrimit me të paktën 15 qytetarë, ku punonjës të Fondit Besa kanë marrë kredi në emër të tyre, dhe paratë i kanë përvetësuar për vete. Pas disa muajsh hetime, Prokuroria e Tiranës e ka dërguar dosjen në Gjykatë, ku 5 persona akuzohen për veprën penale të mashtrimit. Në kuadër të këtyre hetimeve, janë vënë në pranga pak muaj më parë tre punonjësit e Fondit ’Besa’, Lindita Ndroqi, Linda Peçi, Eros Aliu, ndërsa në kërkim është shpallur Ledion Vrapi. Po ashtu në pranga ka përfunduar edhe noterja Majlinda Demollari.

Vrapi futi në kurth 11 qytetarë dhe i shtyu të hapnin llogari bankare me emrin e tyre dhe të aplikonin për kredi pranë Fondit Besa. Të gjithë, të mashtruar nga Vrapi aplikuan për kredi, për 5-7 milion lekë të vjetra, por në dorë morën 500 mijë lekë. Pjesën tjetër i mori Vrapi. Eros Aliu, Linda Peçi dhe Lindita Ndroqi kishin rolin e oficerit të kredisë në institucionin financiar Fondi BESA që kanë aprovuar aplikimet për kredi. Ndërsa Majlinda Demollari me profesion notere, ka kryer noterizimin e kontratave për qytetarët që nuk kanë qenë të pranishëm.

NJOFTIMI:

Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq pesë persona të cilët nëpërmjet mashtrimit vodhën të paktën 15 shtetas duke marrë kredi në emër të tyre dhe përvetësuar paratë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë shtetasit L.V., L.N., E.A., L.P., dhe M.D. për veprën penale të ‘Mashtrimit’ dhe ‘Falsifikimit të dokumenteve’.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta persona duke përdorur gënjeshtrën dhe shpërdorimin e besimit, kanë përvetësuar shumat e kredive të marra të paktën nga 15 persona që kanë bërë kallëzim penal duke i mashtruar dhe duke ju përvetësuar shumat monetare.

Shtetasi L.V., ka shtyrë të dëmtuarit nga kjo veprimtari kriminale që të hapnin llogari bankare në emër të tyre, ku janë transferuar shumat monetare të marra nëpërmjet kredive bankare. Po kështu, nëpërmjet gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit ka siguruar kopje të dokumenteve të identifikimit për personat e dëmtuar dhe pa dijeninë e tyre, ka bërë të mundur realizimin e dosjeve të kredisë dhe kontratave të kredise, në institucionin financiar ‘Fondi Besa’ sh.a, duke bërë të mundur çeljen e kredive, disbursimin dhe transferimin e shumave monetare në llogaritë bankare të personave të dëmtuar, tërheqjen e shumave dhe përvetësimin e tyre.

Në kryerjen e këtyre veprimeve, shtetasi L.V., ka bashkëpunuar me shtetasit E. A. dhe L. P., të cilët kanë qënë punonjës të shoqërisë ‘Fondi Besa’ sh.a, që kanë qënë në cilësinë e oficerit të kredisë, në lidhje me personat e dëmtuar. Po kështu, ka bashkëpunuar edhe me shtetasen L. N., e cila ka qënë përgjegjëse e zyrës përkatëse të ‘Fondi Besa’ sh.a, që ka patur në varësi dy punonjësit e mësipërm.

Nga aktet provohet se në veprimet apo mosveprimet e të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë skemë vjedhjeje nëpërmjet mashtrimit, provohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kush më shumë e kush më pak, kush në rolin e organizatorit apo të zbatuesit, kanë vjedhur nëpërmjet mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuar.

Shtetasi L. V., në bashkëpunim me shtetaset L.N., E.A. dhe L.P., rezulton se kanë krver veprën penale të “Mashtrimit”, me pasoja të rënda dhe të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 143/3 dhe 25 të Kodit Penal.

Ndërsa shtetasja M. D., në cilësinë e Noteres, ka kryer veprën penale të ‘Falsifikimi i dokumenteve’.

Etiketa: fondi besa

Të tjera

“Do ta marrim, por s’do ta mbajmë!”/ Plani i Netanyahut për Gazën ndez tensione
Bota

“Do ta marrim, por s’do ta mbajmë!”/ Plani i Netanyahut për Gazën ndez tensione

Kabineti i Sigurisë në Izrael ka miratuar planin e propozuar nga Kryeministri Benjamin Netanyahu, sipas të cilit ushtria izraelite do...

13:57 08/08/2025
SPAK operacion në disa qytete, goditet grupi i trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë
Aktualitet

SPAK operacion në disa qytete, goditet grupi i trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur një operacion të gjerë në disa qytete të vendit,...

13:33 08/08/2025
Para
“Bujaria” e qeverisë me rivlerësim të pronave me tarifë 5%

“Bujaria” e qeverisë me rivlerësim të pronave me tarifë 5%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Do ta marrim, por s’do ta mbajmë!”/ Plani i Netanyahut për Gazën ndez tensione

“Do ta marrim, por s’do ta mbajmë!”/ Plani i Netanyahut për Gazën ndez tensione

13:57 08/08/2025
SPAK operacion në disa qytete, goditet grupi i trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë

SPAK operacion në disa qytete, goditet grupi i trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë

13:33 08/08/2025
E rëndë në Maliq! Nusja akuzon vjehrrin për abuzim seksual

E rëndë në Maliq! Nusja akuzon vjehrrin për abuzim seksual

13:08 08/08/2025
Përplasja mes “Tifozave Kuq e Zi” dhe FSHF-së thellohet: Thirrje për bojkot ndaj ndeshjes me Letoninë

Përplasja mes “Tifozave Kuq e Zi” dhe FSHF-së thellohet: Thirrje për bojkot ndaj ndeshjes me Letoninë

12:44 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.