Skip to content
Politikë

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Açka: Votimi të bëhet i hapur

· 1 min lexim

Deputetja Flutura Açka ka mbajtur fjalën e saj gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. Açka u shpreh se votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të bëhej i hapur. Açka tha se shqiptarët duhet të shikojnë se kush do të votojë pro dhe kundër propozimeve. Deputetja tha se me ndryshimet e dakordësuara po shiten interesat e shqiptarëve dhe populli duhet ta shikojë këtë.

“Votimi i hapur, të shikojmë se kush bashkon votat kundër shqiptarëve”, tha deputetja.

Më herët u propozua nga deputeti Asllan Dogjani që votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të bëhet i fshehtë. Dogjani pretendoi se shumë deputetë socialistë janë kundër ndryshimeve, por nuk flasin publikisht.