Jemi në muajt e verës, ku shumë shiptarë por edhe turistë të huaj duan të shijojnë disa ditë pushimesh në vendet bregdetare. Një nga problemet, me të cilat hasen pushuesit janë çmimet stratosferike.
Pronarët e bizneseve përfitojnë nga fluksi për të rritur edhe më shumë çmimet, duke bërë që shumë pushues të revoltohen nga ky absurditet.
Edhe këtë verë pushuesit kanë pasqyruar një faturë në jug të vendit më saktë në Sarandë.
Fatura e cila po bën xhiro në internet tregon se një fileto demi kushton 2500 lekë të reja , ndërsa një sallatë fshati kushton 700 lekë të reja.
Një racion djathë dhie kushton 650 lekë të reja. E sigurisht, kujtdo që do i vinte kjo faturë në tavolinë do t’i ngecej në grykë filetoja dhe sallata.