Mjeku i spitalit Onkologjik, Edmond Gashi ka bërë mbrojtjen e vetes para trupës gjykuese të Gjykatës së Posaçme. Duke qenë se aktualisht është në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, mjeku Gashi ka kërkuar lirinë me pretendimin se nuk po lejohet që të ushtrojë detyrën dhe të kujdeset për pacientët e tij.
“Ju lutem hiqeni masën e sigurisë, po më pengoni të ushtroj profesionin e mjekut. Janë 50 biopsi që kanë dalë dhe presin ndërhyrje,”-tha ai para Gjykatës.