Në një biznes kozmetik, “Global Cosmetics & Distribution”, janë gjetur sasi të konsiderueshme mallrash kontrabandë. Për rastin policia ka dalë me një njoftim zyrtar.
Sipas bluve, në ambientet e biznesit janë gjetur rreth 3 mijë produkte të ndryshme kozmetike, të cilat ishin kontrabandë. Dyshohet gjithashtu se në këto ambiente mund të jetë zhvilluar edhe aktiviteti i shitjes së lëndëve narkotike.
Për rastin në fjalë janë shpallur në kërkim dy personat e identifikuar me emrat, Tea Karanxha dhe Ergys Mezini. Gjithashtu, blutë kanë sekuestruar 60 shampo, 20 maska floku, 260 bojë flokësh, si dhe 32 kremra flokësh.
Konkretisht, janë konstatuar dhe sekuestruar 60 shishe shampo 300mg të markës “L’Oreal”, 20 kuti me maska floku po të markës “L’Oreal”, 260 tubetë me bojë flokësh të markës “L’Oreal”, si dhe 32 kremëra flokësh po të markës “L’Oreal”.
Këto produkte reklamoheshin në rrjete sociale dhe pranë bizneseve të ndryshme, kryesisht nga parukeri, nga biznesi “Global Cosmetics & Production” në pronësi të Ergys Mezinit. Megjithatë, siç duket të gjitha janë kontrabandë.
“Më datë 19.07.2024, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin Ergys Mezini, banues në Tiranë, sepse me datë 18.07.2024, në rrugën “Nasi Pavllo”, te subjekti në administrim të tij “Global Cosmetics & Production” gjatë kontrollit, u konstatuan produkte të ndryshme kozmetike, të cilat ishin kontrabandë.
Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 60 (gjashtëdhjetë) shishe shampo 300 mg me mbishkrimin L’oreal”. 20 (njëzetë) kuti maska floku me mbishkrimin “L’ oreal”, 260 (dyqind e gjashtëdhjetë) tubete me bojë flokësh me mbishkrimin “L’oreal”, si dhe 32 (tridhjetë e dy) kremra flokësh të markës “L’oreal”.
U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për shtetasen Tea Karanxha, banuese në Tiranë, sepse me datë 18.07.2024, në rrugën “‘Nasi Pavllo”, te subjekti në administrim të saj, “Global Beautv & Cosmetics”
Gjatë kontrollit, rezultoi se kishte diferenca në inventarin e kryer nga hetimi tatimor. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sasi e konsiderueshme mallrash kozmetike rreth 3.000 (tre mijë) copë”, njofton policia.