Skip to content
Kryesore

Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, ekstradohet ish-oficeri i RENEA-s

· 1 min lexim

Ekstradohet nga Gjermania, ish-oficeri i RENEA-s, Adrian Pikli, i cili është akuzuar nga GjKKO, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për posedim të armëve të zjarrit.

“Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani, u ekstradua shtetasi Adrian Pikli, 29 vjeç”, njofton policia.

Adrian Pikli, 29 vjeç, është ish-punonjës i RENEA-s i cili dyshohet i përfshirë në trafikun e armeve. Emri i tij ishte në mesin e 50 urdhër arresteve të operacionit “Revanshi”.