Fermerët të cilët kanë sjellë mjetet bujqësore, konkretisht zetorë, janë gjobitur nga policia. Burime bëjnë me dije se rreth 30 fermerë kanë marrë gjobë që arrin në 100 mijë lek të reja.
Shkak sipas policisë edhe në arsyetimin e gjobave është zënia e sipërfaqes rrugore të aksit Libonik-Drithas, pa lejë e pa shkak të arsyetueshëm, duke u bërë pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve.
Për shkak të mungesës së subvencioneve sipas tyre prodhimi del me kosto më të lartë ndaj ata konkurrohen nga prodhimet që futen nga jashtë. Fermerët thonë se i gjithë prodhimi i qepës, patates, misrit dhe grurit ka mbetur stok.