Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen për shpërthimin me lëndë plasëse në një pallat në Pogradec. Bëhet me dije se lënda plasëse është hedhur afër hyrjes së Meardi Berberi. Gjithashtu Berberi ishte me precedent të theksuar kriminal, i cili ka përfituar së fundmi nga amnistia.
Sakaq Meardi Berberi është i dënuar për veprat penale: 08.08. 2020″ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”. 10.02.2019″ Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishje e rendit dhe qetëses publike” 20.06.2008″ Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”. 24.02.2018 Kanosje, Prishje e qetësisë publike. 24.04.2011 plagosje e rëndë me dashje.