Gjykata e Korçës ka vendosur masën “arrest me shtëpi” për 71-vjeçarin Edmond Naska i cili dy ditë më parë terrorizoi banorët e lagjes 16 të Korçës, duke qëlluar disa herë me automatik dhe më pas duke u ngujua në banesë. Mësohet se mosha dhe fakti që i moshuari vuan nga probleme të shëndetit mendor kanë qenë ato që kanë bërë që prokuroria të kërkoje masën e arrestit në shtëpi.
Dy ditë më parë i moshuari ka qëlluar në ajër nga ballkoni i shtëpisë së tij dhe ka bërë rezistencë ndaj policisë për rreth dy orë duke kërcënuar se do hapte sërish zjarr. Kanë qenë njësitë speciale RENEA që negociuan me 71-vjeçarin për t’u dorëzuar.