Ditën e sotme rreth orës 08:40, është gjetur i pajetë në liqenin e Komanit. Viktima dyshohet të jetë 77-vjeçari me inicialet K. Gj., banues në fshatin Buzhalë, i cili dyshohet se është mbytur. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Njoftimi:
Informacion paraprak/Rreth orës 08:40, është gjetur i pajetë në liqenin e Komanit, shtetasi K. Gj., 77 vjeç, banues në fshatin Buzhalë, i cili dyshohet se është mbytur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.