Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Hezbollahu kërcënon me sulme të reja nëse Izraeli shënjestron civilët në Liban

22:53 17/07/2024
Reading Time: 2 min lexim

Grupi militant libanez, Hezbollah, do të godasë caqe të reja izraelite nëse Izraeli vazhdon të shënjestrojë civilët në Liban, paralajmëroi lideri i grupit Sayyed Hassan Nasrallah, duke theksuar se ka pasur rritje të numrit të civilëve të vrarë në Liban ditëve të fundit.

Pesë civilë, të gjithë sirianë, në mesin e të cilëve edhe tre fëmijë u vranë gjatë sulmeve izraelite në Liban më 16 korrik dhe të paktën tre civilë libanezë u vranë në ditën paraprake, sipas medias shtetërore në Liban.

Izraeli ka thënë se shënjestron militantët e Hezbollahut dhe infrastrukturën e grupit në Liban dhe nuk shënjestron civilët.

“Vazhdimi i shënjestrimit të civilëve do të shtyjë ‘Rezistencën’ që të lëshojë raketa në vendbanimet që më herët nuk janë shënjestruar”, tha Nasrallah.

Hezbollahu, grup që mbështetet nga Irani, është grupi më i fuqishëm ushtarak dhe forca më e madhe politike në Liban. Ky grup i referohet të gjitha qendrave të populluara në Izrael si vendbanime, pasi nuk e njeh Izraelin si shtet.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr që kur grupi libanez njoftoi se do të mbështesë palestinezët pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke nxitur luftën në Gazë.

Luftimet kanë lënë të vrarë më shumë se 100 civilë në Liban dhe më shumë se 300 luftëtarë të Hezbollahut, sipas shifrave të mbledhura nga Reuters. Po ashtu, si pasojë e luftimeve niveli i dëmeve të shkaktuara në fshatrat dhe qytetet kufitare libaneze nuk është regjistruar që nga lufta izraelito-libaneze më 2006.

Nasrallahu u zotua se të gjitha shtëpitë e shkatërruara do të rindërtohen.

Në javët e fundit është rritur frika në mesin e vëzhguesve ndërkombëtar se Izraeli mund të zgjerojë operacionin e tij ushtarak në Liban, duke rrezikuar zgjerimin e luftës.

Izraeli ka thënë se po bënë përgatitjet e nevojshme për një operacion të gjerë, por ende nuk është vendosur për një operacion të tillë. Hezbollahu, ndërkaq, ka thënë se nuk dëshiron luftë me Izraelin, por është i gatshëm për një luftë të tillë./REL

Etiketa: HezbollahIzrael

Të lidhura

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

Bashkimi Evropian ka dalë në mbështetje të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, pas vendimit të administratës amerikane për të sanksionuar katër gjyqtarë...

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren
Kryesore

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

Trajneri i kombëtares serbe, Dragan Stojkoviç, ka folur me vlerësim maksimal për Shqipërinë në konferencën për shtyp të zhvilluar në...

18:24 06/06/2025
Para
Presidentit Biden forcon politikën për lirimin e pengjeve, ja arsyet

Një tjetër kongresmen demokrat i kërkon dorëheqjen Biden-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

18:02 06/06/2025
I preu kokën dhe i dogji trupin, vrasësi i eskortës rumune sulmohet në burg

I preu kokën dhe i dogji trupin, vrasësi i eskortës rumune sulmohet në burg

17:49 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.