Skip to content
Kryesore

Të shtëna me armë në Korçë, autori mbyllet në banesë, Policia rrethon zonën

· 1 min lexim

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar paraditen e kësaj të marte në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.15. Një person ka qëlluar me armë zjarri, nga raportimet e para nuk ka njerëz të plagosur.

Por pasi ka qëlluar me armë zjarri është kthyer dhe është mbyllur në banesën e tij. Ndaj Policia ka shkuar menjëherë në banesën e tij, ku edhe ka rrethuar personin e armatosur. Megjithatë ende nuk dihen detaje të tjera.