Fqinji i Rigels Kasos, 42-vjeçarit, nga Bilishti, i cili u gjet i dhunuar këtë të hënë në Tiranë, shprehet se ky i fundit ishte djalë i shkëlqyer dhe nuk e njihnin si njeri problematik. Duke folur për mediat një nga fqinjët shprehet se ai jetonte vetëm në Bilisht pasi nënën e kishte jashtë shtetit. Sipas tij, Kaso nuk ka njeri në Tiranë dhe nuk dihet se përse ka shkuar.
Fqinji: Ishte djalë i shkëlqyer, edhe mos e kishe mendje do të fliste nëse të shihte në rrugë jo vetëm mua por të gjithëve. Tani po e bisedoja me gruan edhe u çuditëm. Ai jetonte në Bilisht, në këtë pallatin këtu. Këto 2-3 ditë nuk e kam parë. Ai jetonte vetëm, e ëma jetonte jashtë shtetit. Ai rrinte me gjyshen, pas vdekjes së gjyshes jetonte vete. Ai ishte specialist elektrik, punonte edhe punë private kur e thërrisin. Edhe ne kur kishim probleme e thërrisnim e vinte, nuk na merrte as lekë. Nuk punonte në Tiranë, se di pse ka shkuar. Nuk e di çfarë ka në Tirane. Si njeri është i shkëlqyer.
Rigels Kaso, 42 vjeç u gjet këtë të hënë nga kalimtarët në rrugën “Sokrat Miho” në kryeyqtetit me shenja dhune në trup. Ai u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës. Mësohet se gjendja e Kasos është përkeqësuar dhe mjekët e kanë futur në intubim. Nuk dihet ende arsyeja e ngjarjes apo se kush fshihet pas dhunës. Policia ka nisur hetimet.