Një ish-oficer policie në Lezhë, Klisman Nikolli, 29 vjeç, është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe i akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas akuzave, Nikolli ka lejuar kultivimin e kanabisit në zonën e Ungrej gjatë kohës që ishte në detyrë në Komisariatin e Lezhës.
Dy vite më parë, AMP e kishte shpallë Nikolli në kërkim pasi dyshohej për këtë vepër penale. Arrestimi i tij vjen pas hetimeve të thelluara nga Prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë të Lezhës ka caktuar masën e “Arrestit në burg”.