Emiratet e Bashkuara Arabe kanë alarmuar bosët e krimit që jetojnë atje. Janë me mijëra kriminelë nga e gjithë bota, që kanë gjetur “parajsën” në Dubai. Mes tyre ka dhe dhjetëra shqiptarë, kryesisht kriminelë mjaft të njohur. Shqipëri ka tentuar disa herë ekstradimin e tyre, por ka dështuar.
Emri më i fundit, për të cilin po punohet që të ekstradohet është Durim Bami. I njohur si “forti i Niklës”, Bami është ndaluar në Dubai, pasi ka një urdhër-arresti nga SPAK. Ai akuzohet për grup kriminal dhe si i përfshirë në disa ngjarje, mes të cilave dhe plani për të vrarë ish-deputetin Arben Ndoka.
Por lajme të mira vijnë për autoritetet shqiptare nga Emiratet Arabe. Sipas raportimeve ndërkombëtare, është amenduar Ligji Federal Nr. 39/2006 mbi Bashkëpunimin e Ndërsjellë Gjyqësor në Çështjet Penale.
Këto amendamente synojnë të rrisin efikasitetin e bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar, pra më shumë telashe për të huajt që strehohen atje.
Një nga nenet e ndryshuar është ai 8, i cili ka të bëjë me dorëzimin e të kërkuarve te autoritetet kërkuese. Ndryshimet në nenin 8 tani lejojnë miratimin e kërkesave për ekstradim të personave të dënuar për krime të shumta, të dënueshme sipas ligjeve të shteteve kërkuese. Por Ky fleksibilitet varet nga plotësimi i të gjitha kushteve të përcaktuara me ligj.
Nenet 15 dhe 16 janë ndryshuar për të thjeshtuar procedurat në lidhje me ndalimin dhe arrestimin e personave të kërkuar. Neni 15 lejon ndalimin e individëve deri në 60 ditë pas marrjes së një urdhër-arresti nga një autoritet gjyqësor i huaj, me dispozita për lirim sipas garancive të specifikuara ose riarrestim nëse është e nevojshme. Neni 16 autorizon arrestimin e menjëhershëm pas marrjes së kërkesave për dorëzim, për të parandaluar arratisjen, së bashku me dispozitat për lirimin me kusht, duke balancuar kështu të drejtat individuale.
Nenet 33 dhe 34 janë ndryshuar për të detajuar kërkesat procedurale dhe kushtet për kërkesat për ekstradim. Neni 33 specifikon kërkesat gjithëpërfshirëse për kërkesat për ekstradim, duke përfshirë përshkrimet e hollësishme, karakterizimet ligjore të krimeve dhe përkthimet e vërtetuara të dokumenteve mbështetëse të dërguara përmes kanaleve diplomatike. Neni 34 lejon ndalimin e përkohshëm të të ekstraduarve në raste urgjente në pritje të plotësimit të dokumentacionit të ekstradimit, duke siguruar bashkëpunim të shpejtë dhe efikas gjyqësor.
Pra duket sikur ka një lloj lirshmërie. Nga ana tjetër, autoritet shqiptare janë duke punuar për të arritur një marrëveshje ekstradimi, pasi aktualisht nuk ka një të tillë. Mbetet të shihet nëse të gjitha këto do të bëjnë që bosët e krimit të ikin nga “parajsa” ku po jetojnë. /Pamfleti
Prokuroria dërgon në gjyq biznesmenin Lul Morina
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në...