Prokuroria e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka lëshuar 6 urdhërarreste të reja për persona të lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës.
Mësohet se SPAK ka lëshuar urdhërarreste për shtetasit Denisa Tollkuci, Dashamir Ymeraj dhe Endrit Habilaj. Urdhër-arreste janë lëshuar edhe për tre shtetas të huaj, por asnjëri prej tyre nuk është arrestuar deri më tani.