Skip to content
Politikë

LAJMI FUNDIT/ Arrestohet Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist

· 1 min lexim

Policia ka arrestuar këtë të mërkurë Xhelal Rrajën, vëllain e ish- deputetit socialist, Rrahman Rraja, për të cilin gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Rraja ishte shpallur në kërkim, pasi në vijim të operacionit “Revanshi”, ishte i dyshuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Njoftimi i Policisë

Pas një pune të mirëfilltë hetimore, është bërë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Xh. Rr. Xh. Rr. ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të operacionit “Revanshi”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.