Dy persona kanë rënë në prangat e policisë italiane këtë të martë, një prej të cilëve shqiptar, pas një operacioni antidrogë, që çoi në sekuestrimin e 8.5 kilogramëve kokainë. Lënda narkotike ishte fshehur brenda një makine me targa italiane që ka dalë nga Shtutgarti dhe ka ndaluar në Silandro, në Val Venosta. Sipas autoriteteve droga kapte vlerën e 1.5 milion eurove.
Gjatë një shërbimi të kontrollit ekonomik të territorit dhe luftës kundër trafikut të drogës të kryer përgjatë SS38 në zonën e Silandro, Fiamme Gialle e Silandro Tenenza ndaloi dhe kontrolloi makinën që vinte nga Shtutgarti. Dy trafikantët kanë shfaqur menjëherë shenja nervozizmi dhe kanë dhënë arsyetime kontradiktore, shkruajnë mediat italiane. Efektivët, dyshuan dhe vendosën të vijojnë me kontrollin e mjetit me ndihmën e njësisë së qenve të grupit Bolzano.
Kontrolli me qen, bëri të mundur identifikimin e pranisë së mundshme të substancave narkotike në zonën e bagazhit. Pas hapjes së tij u zbuluan 8 pako që përmbanin gjithsej 8.5 kg kokainë të fshehura me brenda automjetit. Lënda narkotike, e cila sapo hidhej në treg do të jepte rreth 1.5 milionë euro. Makina u sekuestrua dhe dy personat, u shoqëruan në burgun e Bolzanos, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor. Po vijojnë hetimet për të kuptuar nëse ka lidhje të mundshme mes kapjes së mëparshme të hashashit dhe asaj të kokainës, trafiku ndërkombëtar i së cilës të dyja kanë origjinën në Gjermani.