Për rreth katër orë, përfaqësuesi i Nismës Thurrje, Pano Soko ka dëshmuar në Komisonin Hetimor për “Sterilizmin dhe “Check Up”. Gjatë fjalës së tij para deputeteve, Soko tha se koncensioni i sterilizimit i ka kushtuar dëm ekonomik shtetit dhe se sterilizimi mund të ishte bërë me kosto 10 herë më të ulët. Po ashtu ai u ndal tek kompania që fitoi tenderin, që sipas tij, nuk përmbushte as kriterin financiar dhe as teknik.
Pano Soko: Pra ne nuk kishim 11 milionë euro dhe në fund çfare? Kaluam në faktin ne paguanimin nga 17 milionë euro dhe 20 milionë euro. Kushdoi qoftë shërbimi paraja publike nuk duhet të vidhet. Shteti shqiptar dihet ta kishte bërë vetë dhe i kushtonte 11 milionë euro dhe do të kishim marrë të njëjtin shërbim që e marrim me 120 milionë euro. Do e kishim marrë me 10 milionë euro më pak. Një nga kompanitë koncensioneri ishte një kompani pa asnjë kontributi, ishte themeluar në Kosovë një muaj më parë dhe pyetja jonë ishte çfarë kontributi jep një kompani me një të punësuar dhe nuk përmbush as kriterin financiar as teknik.
Hetimi parlamentar në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për Sterilizimin dhe Check-up ende vazhdon, edhe pse Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe 8 të tjerë. Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj akuzohet për veprën penale shpërdorim detyre. Në bankën e të akuzuarve, Beqaj do të jetë së bashku me ish-zëvendësin e tij në Ministri, Klodian Rrjepaj si edhe biznesmenin Ilir Rrapaj që mori koncesionin e sterilizimit, të dy në burg që prej gushtit të kaluar, aty ku u janë komunikuar edhe akuzat.