U lirua nga burgu një ditë më parë, dinamika e plagosjes së 22-vjeçarit në Greqi

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një incident me armë zjarri ka ndodhur në Greqi, ku është plagosur 22-vjeçari shqiptar Dhjonisi Kapllani nga qyteti i Ersekës. Kapllani ishte pasagjer në një automjet tip “Smart” kur një “Audi” Q2 e ndoqi dhe hapi zjarr ndaj tij, duke e plagosur në kofshë. Të dyja automjetet u larguan nga vendi i ngjarjes pas incidentit.
Kapllani ishte liruar nga burgu vetëm një ditë më parë, ku kishte qenë i dënuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafik droge. Policia greke dyshon se autori i sulmit është një 26-vjeçar grek me mbiemrin Filanthropopoulos, i njohur për precedentë penalë.
Në vendin e ngjarjes u gjetën gjashtë gëzhoja dhe dy predha arme zjarri të kalibrit 7.62 mm. Kapllani është transportuar në spital dhe gjendja e tij po monitorohet. Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Lexo më tej
Protestë në Rrogozhinë kundër reformës territoriale: Nuk duam bashkim me Kavajën
Banorët e Rrogozhinës kanë protestuar këtë të premte kundër ndryshimeve të propozuara në kuadër të Reformës Administrativo-Territoriale, duke…
Gazeta zvicerane: Rama kontrollon bumin e ndërtimeve, “Albanian Files” shihet si aktakuzë ndaj tij
Gazeta zvicerane Tages-Anzeiger i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve në Shqipëri, duke u ndalur te projekti në Zvërnec, bumi…
“Tigrat” rrinë fikur, fatura nuk ndalet: KESH hap tenderin 23 mln dollarë pas qindra milionëve të shpenzuara
Dy TEC-et lundruese të ankoruara në Vlorë, të njohura si “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, vazhdojnë të prodhojnë…
Nuk i mjaftojnë patronazhistët/ Rama shpik rekrutimin e ri të propagandës
Pas patronazhistëve, administratës së përdorur si ushtri elektorale dhe një makinerie komunikimi që prej vitesh kontrollon me kujdes…