Helmimi masiv në Bulqizë nuk është shkaktuar nga uji i pijshëm. Këtë përfundim kanë nxjerrë analizat e Shërbimit të Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor në Bulqizë duke përjashtuar kështu mundësinë që helmimi i rreth 90 qytetarëve të ketë ndodhur për shkak të kontaminimit të ujit. Nga raporti i këtij institucioni thuhet se në mostrat e marra, të gjitha të marra në 7 vende të ndryshme dhe të analizuara mikrobiologjikisht nuk ka rezultuar të ketë ndotje bakterologjike.
Nga analizat, uji është i përashtatshëm për përdorim, por kjo shton misterin e helmimit të banorëve.
Në Bulqizë nuk është hera e parë që banorët i drejtohen spitalit për ndihmë mjekësore me shenja helmimi, gati një vit më parë pati një helmim masiv ku më shumë se 60 familjarë u paraqitën në qendrën shëndetësore të Gjoricës.