Keir Starmer shprehu vendosmërinë e tij për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës në luftën kundër Rusisë, në një përgjigje për Volodymyr Zelenskyy-n. Kryeministri i ri britanik e bëri të qartë se “lufta e vazhdueshme e Ukrainës kundër agresionit rus ka rëndësi për të gjithë ne. Mbështetja e Britanisë së Madhe mbetet e palëkundur”.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se mezi pret të takohet me presidentin ukrainas. Një takim që me shume gjasa mund të ndodhë shpejt.