Skip to content
Kryesore

Aksident i trefishtë në Lushnjë! Dy të plagosur

· 1 min lexim

Një aksident i trefishtë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Lushnjë. Raportohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Pushimi i shoferit”, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata trafiku, ndërsa ende nuk dihet shkaku i tij.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pop punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë po punohet dhe për hapjen e rrugës.