Një italiane është arrestuar në Pikën Kufitare të Kapshticës këtë të premte pasi iu gjet drogë. Gruaja raportohet se po udhëtonte bashkë me familjen e saj dhe kishte si destinacion Greqinë. Policia ka gjetur rreth 300 gramë kanabis.
Para oficerëve gruaja ka treguar se drogën e kishte për përdorim personal. Ajo është shoqëruar në polici, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen të ngjarjes. Po ashtu në ambientet e komisariatit ndodhen dhe bashkëshorti dhe fëmijët e saj, të cilët e shoqëronin.