Nën masa të rrepta sigurie është ekstraduar sot nga Greqia Laert Haxhiu. Më poshtë shihni pamjet e momentit kur ai i dorëzohet forcave të RENEA-s, në Kakavijë. Tre mjete me forca speciale nga Tirana u ndodhën në Kakavijë dhe morrën në dorëzim Laert Haxhiun.
Laert Haxhiu u arrestua në Greqi në maj të vitit 2023, 6 vjet pas masakrës me dy të vrarë në Lushnjë. Në shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, por të vdekur mbetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Laert Haxhiu akuzohet nga autoritetet shqiptare për 16 vepra të ndryshme penale, që përfshijnë vrasje, atentate, plagosje, grabitje e shumë të tjera, të kryera në formën e grupit kriminal. Laert Haxhiu u arrestua në Selanik të Greqisë dhe është në pritje të vendimit të gjykatës greke, nëse do të ekstradohet në Shqipëri.
Lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij, në prill, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi me burg përjetë. Dënim që gjithashtu e kanë marrë edhe miqtë e tij më të ngushtë, edhe bashkëpunëtorët në krimet e kryera, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi. I riu nga Lushnja ka qenë një nga top 5 emrat më të kërkuar të krimit shqiptar në vitet e fundit.