Ka ndërruar jetë në spital 63-vjeçari, Pal Trashaj i cili piu fotosinë para godinës së Prokurorisë së Posaçme. Trashaj i cili njihej si historian në qytetin e Lezhës ishte viktimë e skemës së mashtrimit financiar me mikrokreditë që ka prekur një numër shumë të lartë qytetarësh në Shqipëri. Burime nga QSUT bënë me dije se ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.