Ka zgjatur vetëm 1 orë protesta e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës, ku as këtë herë nuk munguan as incidentet. Protestuesit kishin sjellë me vete kapsolla, vezë dhe goma, të cilat i kanë vendosur në pjesën e parme të bashkisë.
Gomat më pas kanë nisur t’i djegin, ndërsa tymi është përhapur. Pas kësaj policia u është përgjigjur duke i hedhur ujë. Gjatë kësaj kohe kanë pasur edhe përplasje me policët, të cilët ishin vendosur përpara bashkisë.