Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka lëshuar një thirrje urgjente për shtetasit gjermanë që të largohen nga Libani, duke përmendur rritjen e tensioneve në zonën kufitare me Izraelin dhe rrezikun e sulmeve terroriste. Njoftimi thekson se tensionet mes Izraelit dhe grupit të armatosur libanez Hezbollah janë përshkallëzuar që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor, duke shkëmbyer zjarre thuajse të përditshme. Kjo situatë ka ngritur frikën se një konflikt i gjithanshëm mund të shpërthejë në rajon, duke kërcënuar sigurinë e të huajve perëndimorë dhe hoteleve të mëdha në Liban.
Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...








