Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi zbuloi se çfarë u diskutua në mbledhje. Sipas tij në qendër të diskutimeve ishte skema e abuzimit në spitalin e Onkologjikut në QSUT. Grupi i PD ka depozituar kërkesën për interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë.
Bardhi: Kemi kërkuar dhe një interpelancë urgjente me zotin Rama në seancë e radhës në Kuvend, për një skandal të emërimit prej tij të një ish-agjenti të Shërbimeve sekrete rumune që sipas Shërbimeve rumune, rezulton të jetë pika lidhëse mes klaneve dhe bandave të trafikut të drogës. Së pari një agjent i shërbimeve të huaja nuk mund të jetë i rekrutuar apo i emëruar, se cënon Republikën e Shqipërisë. Ky agjent i shërbimeve rumune ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës. Për ça e ka këshilluar ish-agjenti Coldea Ramën? Se si bëhet trafiku i drogës?
Bardhi: Në çdo mbledhje të grupit ka pasur diskutime, kanë bërë çdo gjë që çështja të ecë para në grupin e dialogut, PS nuk ka vullnet për të çuar para reformën zgjedhore, e do të thotë të mos i intimidosh, ai që vjedh zgjedhjet nuk ka interes, prioritet në Kuvend është çuarja para i reformës zgjedhore do të veçoja të drejtën e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, ka të bëjë me standardet e lira dhe të ndershme, që janë vënë në pikëpyetje, për herë të parë është vënë në pikëpyetje liria e votës.
Berisha nuk ka asnjë rrezik ligjor që Berisha të humbë mandatin, Kushtetuta kërkon që humbja e mandatit të vijë me vullnet të deputetit. Berisha edhe pse është në izolim rreth 6 muaj, nëse i ikim Kushtetutës dhe këtu kemi konsensus, nëse i ikët dhe merret një vendim politik nga kundërshtari i Berishës, Edi Rama, këtu ka rënë çdo mekanizëm.
Vendimet e mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD:
1. Ngritja e dy grupeve të punës nga Grupi Parlamentar i PD për këto çështje:
a. Intimidimi që po i bëhet administratës publike për të deklaruar anëtarësinë në PS dhe angazhimin mbi votimin e PS në zgjedhjet e ardhshme.
b. Pas hyrjes në fuqi të ligjit të privatizimit të objekteve shtetërore, verifikimi i zbatimit të ligjit, nga ku raportohet se ka nisur privatizimi i objekteve shtetërore për ndërtim nga familjarë të deputetëve të PS apo individë të lidhur me pushtetin.
2. Përdorimin e këtyre mekanizmave të kontrollit parlamentar lidhur me këto cështje:
a. Mocion me Debat për abuzimin me fondet e BE për bujqësinë, që kanë sjell anulimin e fondeve të IPARD II dhe III, në vlerë totale 142 milion euro. Rezolutë e Kuvendit për marrjen e masave për këtë fenomen dhe kërkesa për ngritjen e një Komisioni të Posacëm Parlamentar për problematikat që janë evidentuar dhe mekanzimat mbrojtës ligjor që nevojiten për të përfituar edhe qytetarët shqiptar nga fondet e IPARD.
b. Interpelancë Urgjente me Kryeministrin Edi Rama mbi emërimin e ish-gjeneralit të shërbimeve sekrete rumune Florian Coldea si këshilltar i jashtëm i Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë. Media rumune kanë shkruar se si Gjenerali rumun ofronte mbrojtje për rrjetin që e sillte kokainën nga Meksika drejt Shqipërisë dhe më pas në Rumani ku shpërndahej kryesisht në zonat e pasura.
c. Interpelancë Urgjente me Ministren e Shëndetësisë, lidhur me skandalin e zbuluar nga prokuroria në Spitalin Onkologjik, në QSUT. Fenomeni ka qenë disa herë i denoncuar nga opozita dhe media, Ministri i Shëndetësisë nuk ka marrë asnjë masë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e qytetarëve.