Një ndeshje kjo që do sjellë emocione të forta për çdo shqiptar. Edhe pse përballë kemi një nga skuadrat më të forta në botë, shpresa për tifozët shqiptarë vdes e fundit.
Të organizuar ata po festojnë me brohoritje dhe duartrokitje për këtë ndeshje, ku me siguri futbollistëve tanë të Kombëtares kjo do i shërbejë si një motivim për të dhënë maksimumin e tyre në ndeshjen që fillon në orën 21:00.
Sot i gjithë Düsseldorfi është veshur kuqezi nga tifozët e shumtë shqiptarë që mezi po e presin këtë ndeshje. Shqiptarët duket se kanë pushtuar qytetin gjerman i cili është kthyer i gjithi kuq e zi, ndërkohë që dëgjohen këngë, daulle dhe kërcehen valle shqiptare. Përvec festimeve të shqiptarëve, nuk mungon as festa e tifozëve spanjollëve të cilët kanë dalë paradë të veshur me kostumet e tyre tradicionale, ku më shumë në sy bien disa burra spanjollë të veshur me fustane.